Një polic ka qëlluar një protestues gjatë një dite tjetër demonstrimesh të dhunshme në Hong Kong.
Pamjet e postuara në Facebook treguan që oficeri teksa mban në dorë armën e tij përplaset me një protestues duke e shtyrë atë.
Por kur një protestues tjetër i veshur me maskë për fytyrë iu afrua oficerit, ai qëlloi ndaj tij, duke e plagosur në bark.
Ndërsa vazhdoi rrëmuja, oficeri gjuajti edhe dy herë të tjera. Sipas BBC, nuk ishte e qartë nga pamjet nëse plumbat goditën dhe protestues të tjerë.
Këtë të hënë u rergjistruan një sërë përplasjesh të tjera mes protestuesve dhe policisë, ku kjo e fundit u përgjigj me gaz lotsjellës dhe plumba gome. Përplasjet ndodhën në zona të ndryshme të Hong Kong-ut.