“Sot ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar fshatin Talish të rrethit Tartar, Mehdili, Çakirli, Ashagi Maralyan, Sheybey e Guyjag të rrethit Jabrayil dhe Ashagi Abdurrahmanli të rrethit Fizuli. Karabag është Azerbajxhan!”, shkroi Presidenti Aliyev në rrjetin social “Twitter”.
Më parë, Aliyevi bëri të ditur se trupat azerbajxhanase kishin ngritur flamurin mbi qytetin Madagiz dhe shtoi se i kishte rivendosur qytetit emrin e tij historik, Sugovushan, që nga e shtuna.
“Sot ushtria e Azerbajxhanit ngriti flamurin tonë mbi Madagiz. Madagizi është i yni. Karabagu është Azerbajxhan!”, pati shkruar ai në “Twitter”.
Parlamenti i Azerbajxhanit shpalli një gjendje lufte në disa prej qyteteve dhe rajoneve të vendit pas shkeljeve të kufirit dhe sulmeve në Karabakun Malor të okupuar nga Armenia. Kurse të hënën Azerbajxhani deklaroi mobilizimin e pjesshëm ushtarak mes përplasjeve.