Bullgaria këmbëngul që Republika e Maqedonisë së Veriut të zbatojë Marrëveshjen për Bashkëpunim, Fqinjësi të Mirë dhe Miqësi, tha zëvendëskryeministri bullgar dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT).
“Bullgaria është vendi që gjithmonë e ka ndihmuar Maqedoninë. Ne ishim të parët që i njohëm, i ndihmuam financiarisht dhe i ndihmuam ushtarakisht gjatë embargos jugosllave. Prisnim një marrëdhënie kolegjiale, por morëm `lojëra prapa skenave`”, tha Karakaçanov, i cili gjithashtu është drejtuesi i partisë VMRO – Lëvizja Kombëtare Bullgare (VMRO-BND).
Siç raporton BGNES, Karakaçanov thotë se si në tërë historinë e saj 125-vjeçare, kështu edhe tani, partia VMRO “mbron Bullgarinë”.
“Është e rëndësishme të ndalohet praktikimi i gjuhës së urrejtjes”, shtoi Karakaçanov.