Kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhovski në deklaratë për ‘360 gradë’ tha se ideja se gjatë muajve të verës virusi do të shuhet është e pasaktë dhe se virusi është i pranishëm edhe pse numri i rasteve të vdekjes është ulur.
Ai kritikon festimet dhe tubimet publike në të cilat shkelen masat për mbrojtje nga coronavirusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sa dasma janë bërë fshehurazi? Sa kurorëzime, matura dhe dhe ditëlindje? Kjo duhet të jetë mësim për të rinjtë – virusi nuk sulmon vetëm të moshuarit, ato persona i çon në respirator, edhe të rinjtë gjithashtu sëmuren dhe se sëmundja edhe ata i mundon”, tha Karaxhovski.
Ai potencon se sistemi shëndetësor duhet duhet ta presë sezonin e vjeshtës dhe sezonin dimëror, atëherë kur pritet të rritet numri i të infektuarve.
“Për këtë shkak mos bëni budallallëqe në dasma, ditëlindje dhe festa. Leni që këtë vit të kalohet, le të stabilizohet gjendja. Edhe motin e ardhshëm do të jeni të rinj. Keni kujdes me shëndetin e juaj dhe mos lejoni që virusi të hyjë te familja juaj. Mos bëheni egoist dhe të mendoni vetëm për ju”, tha mes tjerash Karaxhovski.