Karteli më i fuqishëm i Meksikës eliminon komandantin e El Chapo dhe grupin e tij në pritë

Karteli famëkeq meksikan Jalisco Nueva Generacion ka nisur një fushatë sulmesh ndaj kartelit rival Sinaloa për të afirmuar dominimin e tij.

Mes viktimave të tij të fundit është një komandant i lartë i ushtarëve të ish-kartelit te El Chapo-s.

Nueva Generation ka vendosur dominimin e tij në rajonin e Chiapas, ku gjenden rrugët kryesore të trafikut të armëve dhe drogave drejt Guatemalës fqinje.

Anëtarët e dyshuar të Nueva Generacion hapën zjarr ndaj ushtarëve të Sinaloa në qytetin Tuxla të mërkurën më 7 korrik para disa dëshmitarëve të tmerruar.

Mes të vrarëve ishte Ramon Rivera, kreu i Sinaloas në Chiapas, i cili u vra së bashku me pesë shoqëruesit e tij.

Ai ishte duke udhëtuar me bodiguardët kur ishin sulmuar nga afër prej ekzekutuesve të tyre.

Carmen Villa, drejtuese e grupit të vëzhguesve qytetarë në Chiapas, tha: “Reagimi im dhe i kalimtarëve të tjerë në sulmin e të mërkurës ishte shumë naiv”.

“Disa prej tyre po e filmonin sulmin e përgjakshëm, disa të tjerë nuk e besonin atë që po ndodhte … nuk e di cila është më e keqja – të mos ishe i gatshëm të reagoje apo të mos e kishte idenë çfarë po ndodhte”.

Ajo shtonte më tej: “Ishte diçka e pabesueshme dhe për fat të keq nuk besoj se do të jetë e fundit”.

Nderkohe ‘Los Cirilies’, një grup i armatosur i lidhur me bandën famëkeqe, kishte nisur të bllokonte rrugët dhe të vendoste shtetrrethim në bashkinë e Pantelho, shkruante rrjeti vendas Infobae.

Karteli Neuva Generacion, i drejtuar nga Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes, ka zgjeruar me shpejtësi territoret e tij dhe tashmë operon në 35 shtete të Meksikës si dhe në Puerto Rico.

Anëtarët e tij të trajnuar në teknika ushtarake, kryejnë akte brutale dhune për të intimiduar grupet rivale.

Në fillim të muajit, e bija e Mencho, Jessica Oseguera u burgos për 30 muaj në SHBA për biznese ilegale tregtimi të tekilas dhe sushit.

Robert Almonte, një ish-marshal federal amerikan që ka shërbyer 25 vjet në luftën ndaj narkotikëve në El Paso, thotë se burgosja e saj mund të jetë një problem për kartelin e të atit.

Ai tha: “Besoj se dënimi i lehtë i dhënë për bijën e El Mencho e ka bërë më të ekspozuar kartelin Nueva Generacion. Kreu i tij është trafikanti më i kërkuar në SHBA”.

“Kjo sepse qeveria e SHBA do të përfitojë nga arrestimi i saj për të marrë sa më shumë informacione që dobësojnë El Mencho dhe kartelin e tij të fuqishëm.”

Nueva Generacion nuk ka hequr dorë nga lufta me kartelin rival Sinaloa, i cili drejtohej nga El Chapo deri në burgosjen e tij në 2019.

Leave a Reply