Arrestohet një grua shtatzënë me 13 fëmijë ilegalë
Rojet kufitare polake zbuluan trupat e katër personave që u përpoqën të kalonin ilegalisht kufirin nga Bjellorusia në Poloni. Autoritetet e zbatimit të ligjit tani po përpiqen të sqarojnë identitetin e të vdekurve. Kryeministri Mateusz Morawiecki konfirmoi se këta persona që u përpoqën të kalonin kufirin polak vdiqën nga hipotermia ose rraskapitja.
Kreu i qeverisë së Varshavës tha se ata “po bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar dhe shpëtuar ata njerëz që po përpiqen të kalojnë kufirin mes shteteve tona duke u endur nëpër pyje dhe moçale”.
Morawiecki tha se katër mijë njerëz janë konstatuar në përpjekje për të hyrë ilegalisht në territorin polak vetëm në muajin Shtator ndërkohë që ka pasur gati shtatë mijë raste të kalimeve ilegalëve në kufi në dy muajt e fundit. Polonia, Lituania dhe Letonia, kanë raportuar numra në rritje të emigrantëve nga vende si Iraku e Afganistani.
Rojet kufitare arrestuan një grua shtatzënë me origjine irakiane që kishte edhe 13 fëmijë me të por asnjë prej të cilëve u konstatua se nuk ishte e saj. Sipas dëshmitarëve ata mesa duket janë ndarë nga familjet e tyre dhe janë lënë në kujdestari të gruas së arrestuar. Gjysma e këtyre fëmijëve u shtruan në spital pasi rezultuan me COVID-19.
Varshava fajëson autoritetet bjelloruse për rritjen e numrit te rasteve te emigrimit ilegal, pasi kanë lejuar kalimin pa viza në territorin e tyre të shtetasve nga disa shtete nga Afrika dhe Lindja e Mesme. Brukseli fajëson Minskun se po përpiqet të vendosë BE nën presion në përgjigje të sanksioneve të vendosura nga kjo masë.
Ministri polak i mbrojtjes Mariuz Blascak tha se është dyfishuar numri i trupave ushtarake në rajon, pasi Bjellorusia po nxit emigrantët drejt BE në kundërpërgjigje të sanksioneve. Nje mur me tela me gjemba 2.5 metra i lartë po ngrihet aty.