Katër shtetas kinezë arrestohen në Greqi për fotografim të bazës ushtarake, dyshohet për spiunazh

Autoritetet greke kanë arrestuar katër shtetas kinezë në Tanagra, pasi u kapën duke fotografuar instalime ushtarake të ndjeshme, përfshirë bazën e Forcave Ajrore dhe avionët luftarakë Rafale.

Dy burra, një grua dhe një i ri u pikasën fillimisht nga punonjësit e Sigurisë së Industrisë Hapësinore Helenike (EAI), të cilët u kërkuan të largoheshin.

Megjithatë, grupi injoroi paralajmërimet dhe vazhdoi të regjistronte pamje nga një urë pranë zonës ushtarake.

Forcat Ajrore të bazës 114 ndërhynë menjëherë, arrestuan personat dhe i dorëzuan pranë stacionit të policisë së Tanagrës.

Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan materiale fotografike në sasi të konsiderueshme.

Hetimet po vijojnë për të përcaktuar nëse incidenti ka qenë i qëllimshëm dhe nëse ekziston ndonjë përfshirje më e gjerë me natyrë spiunazhi. Materialet janë dërguar për analizë tek shërbimet e sigurisë.

Leave a Reply