Deri në 15 ditët e para shifra është rritur në 300% dhe pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Senegali
Ashtu sikur vendet e tjera europiane, Spanja po përballet me një rritje të konsiderueshme të emigrantëve të paligjshëm.
Numri i tyre është rritur me gati 300% deri më tani në janar, një rritje rekord me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Shtatë ishujt që shtrihen rreth 100 km (60 milje) nga bregu veriperëndimor i Afrikës janë bërë destinacioni kryesor për emigrantët nga Senegali dhe vendet e tjera afrikane që përpiqen të arrijnë në Spanjë në kërkim të një jete më të mirë.
Një total prej 3,658 emigrantësh hynë në Spanjë midis 1 dhe 15 Janarit, nga 921 në periudhën e një viti më parë, treguan të dhënat e Ministrisë së Brendshme. Rreth 95% e atyre që mbërritën nga deti shkuan në Ishujt Kanarie ndërsa pjesa tjetër hynë nëpërmjet Ishujve Balearik ose kontinentit të Spanjës.
Pesë emigrantë humbën jetën në fillim të këtij muaji pasi roja bregdetare i gjeti në një varkë të madhe prej druri teksa tentonte të hynte në Spanjë. Grupi i të drejtave Caminando Fronteras në raportin e tij të fundit se 6,618 migrantë kanë humbur jetën duke u përpjekur të arrinin në Spanjë vitin e kaluar, rruga më vdekjeprurëse në Atlantik për në Ishujt Kanarie.
Qeveria spanjolle ka intensifikuar kontaktet me autoritetet në vende si Senegali dhe Mauritania për të frenuar fluksin në rritje. 2023 ishte një vit rekord ku numri i emigrantëve të paligjshëm iu afrua shifrës 40 mijë.