Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva do të jep deklaratë për rastin “Reket” të martën në ora 10:00, konfirmojnë nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përveç Janevës ditëve të fundit një varg prokurorësh dhe bashkëpunëtorësh të PSP-së janë ftuar për të deklaruar në lidhje me rastin “Reket”. Deri më tani, të gjitha janë ftuar si dëshmitarë, por nëse prokuroria merr prova të mjaftueshme, dëshmitari lehtë mund të shndërrohet në të dyshuar.
Boki 13 pritet të jep deklaratë në Prokurori
Bojan Jovanovski, i dyshuari i pari në rastin “Reket” sot, pas inspektimit të dëshmive, duhet të japë deklaratë në Prokurori….