Komisioni evropian (KE) hapi hetim për rastin me gjoja keqpërdorime të fondeve të BE-së – Erazmus plus nga ana e Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane në Maqedoni të Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Në deklaratë për MIA-n, zëdhënësja e KE-së për arsim, Suzan Konze theksoi se Komisioni është njoftuar me rastin.
“Të gjitha thëniet për keqpërdorime po shqyrtohen dhe atje ku bëhet fjalë për fonde të BE-së, çdo shpenzim jo i drejtë do të identifikohet dhe do të kthehet prapa”, deklaroi Konze për MIA-n.
Komisioni evropian për momentin nuk mund të japë më shumë hollësi për hetimin derisa është në rrjedhë, por ajo që duhet është se në rast se konfirmohet ndonjë keqpërdorim kriminel i fondeve, rasti do t’i dërgohet OLAF-it, trupit evropian për luftë kundër mashtrimeve.
Nga Komisioni për MIA-n sqarojnë se nëse konfirmohet “vetëm parregullsi në shpenzim, si për shembull gabim procedural”, atëherë shteti duhet t’i kthejë financat në BE. Gjatë aplikimit për fondet Erazmus plus, shteti është garantues për këto para në rast të parregullsive apo mashtrimit dhe është i obliguar ta kthejë tërë shumën.
Brukseli gjithashtu kryen revizione të rregullta, si dhe monitorim vjetor për shpenzimin e fondeve nga Brukseli.