Presidenti Ilir Meta reagoi pas deklaratave kërcënuese të homologut serb, Aleksandër Vuçiç për Kosovën. Në një komunikim me gazetarët, Meta tha se drejtësia ka folur për të gjithë ata që mendojnë si para 20 vjetësh.
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ja kanë dhënë përgjigjen prej kohësh çdo pretendimi të ngritur nga ata që i ka ngelur ora para 20 vjetësh. Të gjithë duhet të mësohen të bashkëjetojnë me Kosovën si shtet i pavarur, jo vetëm në Serbi, por edhe në shtete të tjera.”
Një ditë më parë, Vuçic provokoi me deklaratën e tij se nëse dialogu me Kosovën nuk bën hapa përpara, rrezikohet konflikt.