Kreu i partisë kryesore opozitare në Korenë e Jugut, “Pushteti i Popullit” Kim Chong ka thënë së fundmi se vendi i tij duhet të mendojë për marrjen e armëve bërthamore nëse Korea e Veriut refuzon të heqë dorë nga arsenali i saj bërthamor.
Prezantimi i linjës ekstreme të sigurisë kombëtare u bë në qendrën kombëtare të shtypit të Seulit më 24 nëntor, kur zyrtari u pyet mbi linjën e mundshme politike ndaj Veriut nëse vjen në pushtet.
“Është e vërtetë se disa rryma konservatore mendojnë se Korea e Jugut duhet të ndjekë rrugën e armatimit bërthamor në rast se Veriu refuzon denuklearizimin”, tha ai mes të tjerash. Deklarata vjen në një kohë kur Korea e Veriut ka testuar armën e parë bërthamore që prej vitit 2006 dhe prej 14 vjetësh zhvillon kapacitetet e tyre.
Zyrtarët veriorë kanë dhënë disa herë garanci se arsenali i tyre bërthamor është vetëm një masë parandaluese ndaj sulmeve të SHBA, dhe jo ndaj vendeve fqinje.
Por teknikisht Peniani mbetet në gjendje lufte me Jugun që prej konfliktit të 1950. Seuli raportohet se ka të stacionuara ne vend qindra armë bërthamore të SHBA. Këta të fundit pretenduan se i kanë hequr ato në vitin 1992, por hetime të mëvonshme zbuluan se armatimet gjendeshin në Kore edhe pesë vjet më vonë, duke konfirmuar dyshimet e Veriut.