Një 30 vjeçar ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, këtë të martë, rreth orës 19:20, se gjatë një konflikti të çastit, është kanosur me armë zjarri nga një shtetas.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Në vijim të veprime kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasin Gj. S., 33 vjeç.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tij.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.