Qeveria shqiptare dhe kompania italiane ENI firmosën këtë të premte marrëveshjen për kërkim hidrokarburesh në bllokun e Dumresë.
Marrëveshja u firmos nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku me përfaqësuesin e kompanisë italiane.
Kryeministri Edi Rama tha se kjo është një nga kontratat më të favorshme për vendin tonë.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
” Bëhet fjalë për një tjetër investim të rëndësishëm të huaj në Shqipëri të një kompanie gjigante me të ardhura më të mëdha se gjithë PBB e Shqipërisë. Përtej vlerës monetare do të sjellë do të sjellë dijen dhe një bashkëpunim që do të rrisë cilësisht të gjithë hapësirën që mbulon ky sektor. Zbulimi i pritshëm do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit. Jam i sigurt se do të gjejnë shumë naftë dhe përfitimi do të jetë i merituar edhe për ata”.
Shefi i qeverisë u shpreh se përmes kësaj marrëveshje, studentet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave do të kënë më shumë mundësi për trajnime në këtë fushë.
Blloku i Dumresë besohet se ka një rezervë të konsiderueshme hisdrokarburesesh, ndërkohë që Rama u bëri ftese edhe kompanive të tjera për të punuar mbi zbulimin e rezervave të tjera në këtë sektor./Vizion Plus/