Aktivisti mund të përballet me dy vjet e gjysmë burg
Një gjykatë në Moskë do të vendosë së shpejti nëse do të dënojë me burg disidentin rus Alexei Navalny. Aktivisti mund të përballet me dy vjet e gjysmë heqje lirie.
Prokurorët në Moskë janë shprehur se trazirat e nxitura në të gjithë Rusinë mund t’a zëvendësojnë dënimin me kusht në atë me burg. Kthimi i Navalny në Rusi në 17 Janar shkaktoi protesta masive shumë prej tyre të rinj rusë të cilët kanë kërkuar largimin e presidentit Vladimir Putin nga pushteti.
Alexei e akuzon kreun e Kremlinit për shkelje të të drejtave të njeriut dhe se arrestimi i tij është i motivuar politikisht. Kohët e fundit ndaj Putin u ngritën hipotezat se zotëron një pallat madhështor në Detin e Zi, por një gjë të tillë kreu i Rusisë e hodhi poshtë pasi ishte dhuratë nga një miliarder rus.