Kina hedh poshtë një raport të inteligjencës perëndimore ku thuhej se zyrtarët e saj i kanë kërkuan Rusisë të shtynte pushtimin në Ukrainë, derisa të përfundonin Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.Ministria e Jashtme e Kinës ka përgënjeshtruar lajmin këtë të enjte, duke thënë se kjo është një përpjekje për të tërhequr vëmendjen dhe fajin e asaj çka po ndodh. Sipas saj, shkaku i konfliktit aktual është zgjerimi drejt lindjes i NATO-s i mbrojtur nga SHBA.“Ne shpresojmë që ata që janë përgjegjës për krizën duhet të reflektojnë mbi rolin e tyre në krizën e Ukrainës, të marrin përgjegjësitë e tyre të duhura dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të lehtësuar situatën dhe për të zgjidhur çështjen, në vend që të fajësojnë të tjerët,” tha sot zëdhënësi i ministrisë Wang Wenbin.
CNN shkruan se raporti është publikuar nga Neë York Times. Më herët, bazuar në një nga burimet, CNN ka bërë me dije se zyrtarët amerikanë e shohin gjerësisht raportin si të besueshëm, por të dhënat e tij janë të hapura për interpretim.