Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, Jake Sullivan viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan udhëton të shtunën drejt Arabisë Saudite për bisedime me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe të dielën do të qëndrojë në Izrael, ku do të takohet me Netanyahun.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombetare, Kirby u tha gazetarëve se gjatë bisedimeve me izraelitët, Sullivan pritet të nënvizojë nevojën që lufta ndaj militantëve të Hamasit të bëhet duke goditur objektiva të kufizuara dhe jo përmes një ofensive në shkallë të gjerë në qytetin jugor të Gazës, Rafah. Ai gjithashtu tha se gjatë takimeve me zyrtarë të Arabisë Saudite, Sullivan do të diskutojë “çështjet dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë luftën në Gazë dhe përpjekjet e vazhdueshme për të arritur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në rajon”.

Leave a Reply