Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, takoi një grup elitash sot në Teheran.
Ai fajësoi për tensionet dhe luftërat rajonale tek “SHBA-në dhe disa vende evropiane” të cilat “pohojnë në mënyrë të rreme se sjellin paqe dhe qetësi në rajon”.
Ai tha se ata duhet të largohen nga rajoni në mënyrë që vendet në rajon të mund të jetojnë në paqe.
Ai tha se është në zi për vdekjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, por nuk e shtyu takimin e tij me elitat sepse zia e Iranit është një forcë “ringjallëse dhe shtytëse”.
Urdhri për të lëshuar raketa në Izrael të martën është bërë nga udhëheqësi suprem i vendit – i cili mbetet në një vend të sigurt, tha një zyrtar i lartë iranian për agjencinë e lajmeve Reuters.