Kim Jong Un nuk mori pjesë për herë të parë në ceremoninë e “Ditës së Diellit”, në Korenë e Veriut, duke shtuar spekulime për shëndetin e tij, në lidhje me koronavirusin.
“Dita e Diellit” që në thelb ka lindjen e gjyshit të tij, Kim Il Sung, është shumë domethënëse për Kim, i cili e ka festuar gjithmonë që prej ardhjes në pushtet në vitin 2011. Por në festë, veç mungesës së diktatorit, ra në sy dhe mungesa e motrës së tij, Kim Yo Jong, shkruan Daily Mail.
Megjithëse Pyongyang (kryeqyteti i Koresë së Veriut), pretendon se ka zero raste me COVID-19. Kim Jong Un ka qenë shumë aktiv javët e fundit dhe shpesh është fotografuar duke inspektuar ushtrinë.