Lideri koreanoverior Kim Xhong-un sot për herë të parë u paraqit në opinion pas tre javëve mungesë.
Ai e vizitoi mauzoleun në Phenian ku ruhen trupat e balsamuar të babait dhe gjyshit të tij, njoftuan mediat koreanoveriore. Kim e vizitoi mauzoleun në 78 vjetorin e lindjes së babait të tij Kim Xhong-il.
Zhdukja e Kimit nga opinioni i nxiti spekulimet se ai ka frikë nga koronavirusi i ri, i cili po përhapet në Azi dhe në botë.