Kina ka dërguar një grup me ekspertë mjekësore dhe diplomatë në Korenë e Veriut për të kontrolluar shëndetin e liderit të vendit Kim Jong Un.
Ky udhëtim vjen pas raporteve kondtradiktore për shëndetin e liderit koreano-verior.
Një delegacion i udhëhequr nga një anëtar i vjetër i Departamentit të Ndërlidhjes Ndërkombëtare të Partisë Komuniste Kineze udhëtoi nga Pekini për në Korenë e Veriut të enjten e 24 prillit.
Daily NK, një media me qendër në Seul, raportoi në fillim të kësaj jave se Kim Jong Un po shërohej pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale më 12 prill.