Kina bëri të ditur se nuk pranon asnjë hetim ndërkombëtar, duke mbrojtur idenë se kërkesat për hetim lidhur me origjinën e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë “motiv politik”.
Ambasadorja kineze në Britani të Madhe, Chen Wen në një deklaratë për BBC ka bërë një vlerësim lidhur me pretendimet e bëra kohët e fundit se COVID-19 është përhapur nga një laborator në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës.
“Nuk pranojmë asnjë hetim ndërkombëtar. Hetimi i pavarur bart plotësisht një motiv politik. Ne aktualisht po luftojmë me virusin. Të gjithë përpjekjen tonë e kemi intensifikuar në luftën kundër virusit. Përse flisini për këtë hetim? Kjo jo vetëm shpërndan vëmendjen, por kthen edhe burimin në drejtim tjetër”, tha Wen.
Javën e kaluar shtypi amerikan pretendoi se Kina ka prodhuar COVID-19 në Institutin e Virologjisë në Wuhan i cili është qyteti ku u shfaq virusi për herë të parë.
Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar qeverinë e Kinës se nuk ka mundur të menaxhojë mirë pandeminë dhe gjithashtu pretendoi se në Kinë janë shënuar më shumë vdekje se sa në SHBA.