Autoritetet do të riaktivizojnë sistemin e lëshimit të vizave më 15 Mars
Për herë të parë që nga shpërthimi i Covid-19, Kina do të rifillojë lëshimin e vizave për turistët e huaj. Ky vendim vjen pasi Pekini shpalli fitoren ndaj virusit dhe u tërhoq nga strategjia zero-Covid që ka dëmtuar.
Hyrja pa viza do të rinisë në ishullin Hainan dhe Shangai për anijet turistike. Ndërkohë, për shtetasit e Hong Kongut dhe Makaut do të vlejë një regjim i posaçëm i lëvizjes pa viza në disa rajone. Qytetarët kinezë do të kenë mundësinë gjithashtu të udhëtojnë me grupe turistike në 60 vende, nga 20 që ishin më parë.
Ndryshimet të cilat do të hyjnë në fuqi më 15 Mars shënojnë një hap të madh drejt rikthimit të jetës normale në Kinë pas pandemisë. Pekini braktisi politikat e tij të ashpra në Dhjetor, ndërsa në Janar anuloi kërkesat e karantinës për udhëtarët në hyrje.
Ky vendim pritet të reflektohet së shpejti në ekonomi që vitin e kaluar pati një nga ritmet më të ngadalta të rritjes në gati gjysmë shekulli.