Të paktën shtatë persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në verilindje të Kinës, njoftoi media shtetërore.
Sulmi në qytetin Kaiyuan në provincën Liaoning u krye para një saune dhe banje. I dyshuari, i identifikuar nga media me mbiemrin e tij Yang, u arrestua, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur.
Ligji kinez kufizon shitjen dhe posedimin e armëve të zjarrit, ndërsa sulmet masive zakonisht kryhen me thika ose eksplozivë artizanalë.
Autorët e sulmeve të ngjashme në të kaluarën janë përshkruar si të sëmurë mendorë ose të tillë që mbajnë inate ndaj shoqërisë.
Në një nga sulmet e mëparshme, roja e sigurisë së shkollës me një thikë në dorë plagosi të paktën 39 veta në një kopsht fëmijësh në rajonin jugor Guangxi në qershor të këtij viti. Fajtori u dënua me vdekje.
Në vitin 2018, një burrë vrau një person dhe plagosi 12 të tjerë në një sulm me thikë në një qendër tregtare në Pekin.