Kisha Ortodokse e Ukrainës ka shpallur “autonominë dhe pavarësinë e saj të plotë” nga Patriarkati i Moskës (UOC-MP), duke dënuar qëndrimin që liderët fetarë rusë kanë mbajtur ndaj luftës në Ukrainë.
“Ne nuk pajtohemi me qëndrimin e Patriarkut Kirill të Moskës,” tha UOC-MP në një deklaratë pas një takimi të këshillit në Kiev, duke iu referuar kreut të Kishës Ortodokse Ruse (ROC).
Kirill ka shprehur hapur mbështetjen për pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, i nisur më 24 shkurt.
Është përçarja e dytë në Ukrainë në vitet e fundit, me një pjesë të Kishës Ortodokse të Ukrainës që u shkëput nga Moska në vitin 2019.
Kishës Ortodokse të Ukrainës (OCU) iu dha më pas një shkallë pavarësie nga Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës.
Bisedimet për bashkimin e Ortodoksisë Ukrainase midis UOC-MP dhe OCU nuk kanë sjellë deri tani asnjë përparim.
Ukraina është jashtëzakonisht domethënëse për ROC, me shumë famulli dhe disa nga manastiret e saj më të rëndësishme të vendosura atje.