Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL–UÇK’së, Faton Klinaku, ka njoftuar përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook se me datën 11 dhjetor do të konfirmohet aktakuza për Nasim Haradinajn.
Klinaku thotë se sipas avoaktit të Haradinajt, Bas Martens, aktakuza nga Specialja do t’i konfirmohet me datën 11 dhjetor, ndërsa me datën 15 dhjetor do të mbahet seanca gjyqësore.
“Në bazë të avokatit të Nasim Haradinajt, Bas Martens, me datën 11 dhjetor 2020 konfirmohet aktakuza, ndërsa me datën 15 dhjetor 2020 do të mbahet seanca gjyqësore”, shkruan Klinaku.
Nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj, është arrestuar nga zyrtarë të Speciales më 25 nëntor.