Neuropsikiatri Prof. dr. Skender Kodra ka shprehur indinjatë të thellë për vendimin e autoriteteve në Maqedoni që të mos jetë i pranishëm nga seancën e sotme gjyqësore për rastin e Kumanovës.
Ai thotë se lejen për ta ndjekur nga afër procesin si palë e pavarur e ka marrë edhe nga misioni i OSBE-së dhe Organizatës së Kombeve të bashkuara, njofton BotaSot.“Nuk më është lejuar të kem kontakt me të paraburgosurit, edhe pse kam autorizim nga OKB dhe OSBE, ta ndjek këtë proces” thotë Kodra.