Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për paketën “Anti-KÇK”. Përmes një postimi në “Facebook” Rama tregoi se pasuria e krimit sekuestrohet përgjithmonë dhe se nuk ka asnjë shans që të rikthehet më në duart e të zotit. Me anë të një videoje të publikuar, shefi i qeverisë sqaroi se nga ligji special preken edhe familjarët e kriminelëve.
“Të dënuar për trafik drofe, qeniesh njerëzore, vrasje krime të rënda. Të akuzuar që i kanë shpëtuar drejtësisë në bashkëpunim me KÇK. Le të provojnë para drejtësisë që pasuria e tyre nuk ka lidhje me taskat e munguara. Nëse pasuria është produkt i punës paguan taksat e munguara, nëse pasuria buron nga krimi ajo konfiskohet përgjithmonë Asnjë shitje apo blerje e pasurisë kriminale nuk e shpëton atë nga konfiskimi. Ligji special prek çdo pjesëtar të rrethit familjar që zotëron pasuri të pajustifikueshme dhe me çdo transaksion pasurie me këtë individë. #KohapërHesap.”
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1061168804231923/?t=0