Ish deputeti Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha, është kthyer më në fund në shtëpinë e tij në Shkup, pas shume vitesh arrati për shkak të një fletarresti. Ai dje menjëherë ka zbritur në Xhaminë e Çairit, ku edhe ka falur namazin e Xhumasë me shumë miq e shokë, shkruan gazeta Lajm.
Në një prononcim për LajmTV, Komandant Hoxha thotë se duke pasur parasysh se ai, është ndër ata njerëz të persekutuar nga pushteti i mëpasshëm, pushtet i cili edhe para botës e dëshmoi se janë pushtet kriminal.
“Zgjidhja jonë e vetme aso kohe ishte strehimi në malet e Karadakut dhe sot Qeveria e re reformuese ka premtuar shumë gjëra. Po kjo Qeveri ka filluar ti jep disa shenja të mira edhe për qytetarët. Ndër tjera kemi shpresa se ata do ta mbajnë fjalën është edhe kjo zbritja ime këtu në mesin e popullit në Shkup”, tha Hoxha për Lajm.
Për ardhjen e tij në Shkup Hoxha tha se ai me Qeverinë ka një marrëveshje pothuajse politike, që të zbres nga Tanusha e të qëndroj në lirë.
“Do ta shohim se a do ti merr parasysh Qeveria e re reformuese edhe shumë të burgosur të tjerë të pa fajshëm e me procese të montuara që janë nëpër burgje nga ish regjimi i mëparshëm i VMRO-së”, pohoi Hoxha.
“Jemi të liruar ne nuk kemi pasur asnjë akuzë po as ndonjë gjë tjetër, ju mund të më pyesni po pse? E dimë fort mirë se veç meje e kemi edhe rastin “Monstra” e shumë raste tjera që botërisht janë të pafajshëm dhe ende sot e kësaj dite kalben nëpër burgje” deklaroi Hoxha.
Ai pohon se procesi i ti ishte i mbyllur
“Po për shkak se unë dhe shokët e mi kemi konstatuar se ishte një regjim kriminel në qeverinë e Shkupit, nuk kemi mundur të vijmë. Ata neve na e ndaluan Shkupin kurse ne atje ua ndaluam një pjesë të territorit të tyre”, veçoi Hoxha.
Xhezair Shaqiri- Hoxha për fund thotë se Qeveria e re ka shprehur gatishmëri që mos të ketë problem me territorin, të kontrollohet i gjithë territori i RM-së. “Ne jemi në gjendje ti lëmë problemet anash, ti kthehemi jetës normale”, thekson ai.