Komandanti i lartë i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, ka thënë se luftimet në Pokrovsk janë jashtëzakonisht të vështira.
Sipas mediave të huaja, Syrskyi, i cili ka kaluar disa ditë në frontin lindor, tha gjithashtu se Rusia po hidhte gjithçka që mundi në sulmet e saj, duke u përpjekur të depërtonte mbrojtjen e Ukrainës.
“Lufta është jashtëzakonisht e ashpër,” tha ai, duke shtuar se Ukraina duhej të përdorte vazhdimisht metoda jo-ortodokse për të forcuar pozitat e saj.
Kujtojmë se ushtria ruse po mbyllet në Pokrovsk, një qendër logjistike kritike në zonë për mbrojtjen e Ukrainës.
Rajoni, i cili kishte një popullsi të paraluftës prej rreth 60,000 banorësh është një nga bastionet kryesore mbrojtëse të Ukrainës.
Kapja e saj do të komprometonte aftësitë mbrojtëse dhe rrugët e furnizimit të Ukrainës dhe do ta afronte Rusinë me qëllimin e saj të deklaruar për të kapur të gjithë rajonin e Donetskut.