Kuqezinjtë do të zhvillojne stërvitjen në stadiumin ku do të luajnë me Poloninë
Kombëtarja ka mbërritur në Varshavë ku nesër do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese të Kampionati Europian 2024. Futbollistët kuqezi janë pritur nga tifozë, madje edhe nga ata polakë, të cilët kanë përfituar të bëjnë foto dhe t’i marrin autografë.
Ekipi do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në orën 18:00 në stadiumin ku do të përballen me përfaqësuesen vendase. Më herët trajneri Sylvinho do të dalë në konferencë për gazetarët shqiptarë dhe polakë ku pritet të zbulojë se si do të luajë ekipi në këtë sfidë të rëndësishme ku pretendohet të paktën barazimi.
Grupi është i plotë, një lajm i mirë pas problemeve që pati para grumbullimit me dëmtimet e disa titullarëve. Ndeshja Poloni – Shqipëri do të transmetohet direkt në TV Klan.