A mund të vlerësohen si humoristike komunikatat për opinion të stërmbushura me budallallëqe! Humori, humoristikja është art. Budallallëku i një “të mençuri” që pasqyrohet në një komunikim, në një komunikatë, në një informim për opinion, shpreh papjekuri, lakmi dhe, përpjekje për t’i kamufluar mangësitë serioze të “humoristit” prej idioti. Një komunikim i këtillë nonshalant është ai që e përdor Shaqir Fetai, instalacioni i shpifur i shërbimeve antiislame e antishqiptare në krye të BFI-së
Nga Bejtullah Shiroka
“Një delegacion nga Kuvajti vizitoi Reisul Ulemanë”, apo, “Reisul ulema u vizitua nga një delegacion i Kuvajtit”! Është ky një titull i një komunikimi me oponion i Shaqir Fetait, i publikuar në fb-un e tij që tashmë është shndërruar në një pasqyrë të injorancës së tij, në një pusull të analfabetizmit të tij funksional!
Kjo informatë jo që ngërthen vetëm budallallëqe por pasqyron edhe brenga si dhe shqetësime naive të Shaqir Fetait. Shaqir Fetai tashmë është lakuriqësuar deri në njollat e personalitetit të tij të përbaltur deri në gjen. Të vetmin shqetësim që e ka aktualisht është pse pranoi me aq lehtësi që të dalë në skenë publike, sepse (si udbash) në prapaskenë funksiononte më mirë dhe më qetë. Tani natë e ditë i duhet që të kërkoj lecka për ta mbuluar personalitetin e tij të përbaltur, sidomos përmes stilit “rreisi u vizitua”, “rreisin e vizituan”, “rreisi u shoqërua”, “nën kordinimin e rreisit”, “me autorizim të rreisit”…
Një delegacion mund ta vizitojë intitucionin, mund të qëndojë në institucion për një vizitë, mund të jetë mysafir i institucionit, delegacion ky që pritet nga drejtuesi i institucionit! Nëse një delegacion viziton drejtuesin e institucionit, atëherë kjo mund të ndodhë në shtëpinë e drejtuesit dhe llogaritet ekskluzivisht vizitë private.
Për t’i dhënë peshë vetëvetes, për t’i shpëlarë të paktën këmbët nga ajo baltosje e personalitetit, Shaqir Fetai “na informon” se qenka vizituar nga një “delegacion i Kuvajtit”, pa specifikuar qëllimisht se kush është ky delegacion, çfarë është ky delegacion, çka doli nga ky takim, a rezultoi kjo vizitë me miratim të ndonjë projekti kapital me të cilën i priti mysafirët Shaqir Fetai!
Gafe të këtilla, naivizma si dhe përpjekje për t’i dhënë vetes rëndësi, nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, djallëzitë e Shaqir Fetait për të devalvuar e ngatërruar personlitete të tjerë, gjithnjë përmes metodave policore e spiuneske, këtë javë ka pasur plotë. Për fatin e tij të keq (do ta kuptojë më vonë!) ai ndodhi që të jetë nikoqir i një delegacioni nga Arabia Saudite i prirur nga zv. Ministri për çështje islame, thirrje dhe udhëzim. Komunikimet me opinion lidhur me këtë vizitë të delegacionit arab jo që ishin përplot me budallallëqe, me plot humor të hendikepuar, por brenda kishte edhe elemente të djallëzores, kishte elemente që flasin për labilitetin e Shaqir Fetait si dhe për prishuninë e tij. Madje as gazetarët e akredituar arabë nuk ia kanë dalur ta përcjellin hap pas hapi dhe të informojnë aq dendur mbi aktivitetin e zv. Ministrit arab siç e bëri këtë Shaqir Fetai. Mediat arabe tërë këtë vizitë të tyre e regjistruan me dy lajme, ndërsa Shaqir Fetai ishtë “përcjellësi besnik” i tyre, këto dy-tre ditë na informoi edhe mbi pjerdhjet e tyre!
Sido qoftë, ia vlenë që të bëjmë një digresion këtu: Shaqir Fetai në fb-un e vet publikon 23 lajme mbi këtë vizitë dyditore të delegacionit arab, në të cilat ka marrur gjithsej rreth 540 pëlqime dhe vetëm 4 komente! Në këtë kohë, ish-reisul ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, publikoi një urim për të birin e vet dhe, ky urim mori 460 pëlqime ndërsa u komentua 74 herë! Ja kush është atraktiv e i pëlqyeshëm në mesin e myslimanëve të RMV-së!
Nuk ka mysliman i vendit që nuk e kupton fallcitetin e Shaqir Fetait, prandaj dhe lajmet e tij pëlqehen nga 20-30-40 persona! Të gjithë ia dinë hallin, të gjithë ia kuptojnë shejtanllëqet. Të gjithë e dinë që ai vdes për pak publicitet, që ai vdes për një vizitë, që ai vdes për një lajm pozitiv!
A ka më shejtanllëk se sa të informoshë se “reisul ulema i shoqëruar nga zv.ministri arab u prit nga z. Afrim Gashi, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë”, apo “Mysafiri i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, zv. Ministri i Ministrisë së Çështjeve Fetare, Thirrjes dhe Udhëzimit, E.T. Dr. Aëad bin Sebti el-Anezij, me koordinim nga Reisul Ulema i BFI të RMV, H Hfz. Shaqir ef. Fetai, u prit nga Zv. Kryeministri i Parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti.” Kush harton një frazë të tillë përveçse i hendikepuari në shpirt, si puna e Shaqir Fetait i cili na paska pasur edhe rolin e koordinatorit në këtë takim (se po mbetet pa rol injoranti!)
Paramendoni, zv. Ministri i një mbretërie shoqëron Shaqir Fetain në një vizitë të kërkuar nga vetë funksionari arab! Kjo vizitë ka mundur të kryhet edhe hiç pa shoqërimin e Shaqir Fetait, i cili, gjithësesi që ka insistuar sepse ka nuhatur se mund të shkaktojë ndonjë skandal! Dhe, sipas informatës së publikuar nga Shaqir Fetai, në një bisedë të ngrohtë mysafiri arab ka shprehur kënqësinë e vet që gjendet në mesin e myslimanëve që përhapin fjalën e Allahut xh.sh. Natyrisht, kjo kënaqësi e arabit ka qenë interne, e shprehur vetëm para të pranishmëve, para Kryetarit të Parlamentit si dhe deputetëve të përkatësisë fetare islame dhe kjo assesi nuk është “lajm” që duhet të publikohet! Shaqir Fetai e bën qëllimisht, për të shkaktuar skandal, për të inicuar ndonjë interpelancë kundër Afrim Gashit, sidomos nëse kuptohet ngq Levica, e bën qëllimisht sepse ai është përfaqësues i axhendave të huaja. Shaqir Fetai shkruan: “ndjehet i nderuar në mesin e vëllezërve të tij me të cilët e bashkon ideali i përhapjes së fjalës së All-llahut Fuqiplotë”! Ndonëse është thënë në kontekstin e të qenurit në mesin e myslimanëve, megjithatë, dikush, armiqtë e VLEN-it, mund t’i japin konotacion se mysafiri arab e ka konceptuar Kuvendin si mjedis prej nga përhapet fjala e Allahut! Pra, kjo “kënaqësi” e mysafirit, e shprehur në këtë formë siç e paraqet Shaqir Fetai, është problem dhe jo kënaqësi.
Shaqir Fetai në zgjedhjet e fundit parlamentare u pozicionua haptazi në anën e Frontit Evropian, madje zyret e organeve të BFI-së (të gjitha myftinitë) i shndërroi në shtabe partiake të BDI-së, madje shpenzoi aq shumë mjete financiare sa sot, për herë të parë që kur ekziston FSHI, nuk ka para për t’u paguar profesorëve K15! Njerëzit e tij, të cilët i kishte urdhëruar të punojnë në shërbim të BDI-së, u burgosën gjatë zgjedhjeve sepse u kapën duke ndikuar e duke blerë vota.
Po ky njeri, tani gjenë fytyrë dhe i viziton funksionarët kundër të cilëvë ishte (dhe akoma është) dhe i informon me “aktivitetet e BFI-së”!
A i kujtohet Shaqir Fetait kur Rijasti, anëtarë i së cilës ishte dhe ai vetë, i ndërpreu marëdhëniet me Agjencinë për bashkësitë fetare, sepse kjo nuk shprehej kundër puçeve që po i bëheshin BFI-së! Shaqir Fetai, që kur e realizoi puçin fatal, asnjëherë nuk e mblodhi Rijasetin për t’i tërhequr ato vendime për prishje të raporteve dhe për vënie të sërishme të raporteve me këtë Agjenci, tek e cila i dërgon mysafirët e lartë arabë. Meqë shkuan, a e qortuan drejtorin aktual në mandatin e të cilit u regjistruan turlifarë “bashkësie islame”, e turlifarë “grupi religjioz”, sa për ta detronizuar BFI-në dhe trungun e unitetit mysliman të vendit! Apo e vizituan drejtorin sepse i kanë borxh moral e material!!!
Lëvizjet e Shaqir Fetait duhet mirë të analizohen, ndryshe, ai tashmë është i njohur si manajk për t’i ngulur të gjithë. Pak me budallallëqe, pak me humor cinik, me rëndësi të ngulen të gjithë, mundësisht aty ku është i ngulur edhe vete!