Psë komunitetet fetare në Shqipëri i apelojnë klasës politike që të gjejnë një zgjidhje për krizën dhe të marrin përgjegjësitë institucionale në të mirë të vendit.
Ndaj drejtuesit e të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri thonë se ftojnë me ngulm dhe me forcë të gjithë faktorët politikë, nga ana e opozitës dhe e qeverisë, parti të vogla e të mëdha për te ndërtuar ura dhe jo mure.
“Duhet një dialog i sinqertë duke përfshirë sa më shumë aktorë dhe faktorë. Keni përgjegjësi përpara popullit dhe duhet të mendoni për të qysh nga dita që keni marrë përsipër të hyni në politikë”, apelojnë drejtuesit e pesë komuniteteve fetare.
Ata kërkojnë që politikanët të ulin tonet e retorikës së dhunshme dhe përçmuese ndaj kundërshtarit, pasi kjo vetëm nxeh gjakrat dhe nxit veprime të dhunshme.
Në deklaratën e përbashkët apelohet që të garantohet një procesi parazgjedhor dhe zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës. Po ashtu, u kërkohet qytetarëve që të mos bien pre e tundimit të shitblerjes së votës apo të votimit nën kërcënim për vendin e punës. Ata i kërkojnë çdo nismë qytetare që të shmangin çdo lloj dhune ndaj njerëzve, objekteve dhe institucioneve.