Janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar.
Pacientët të cilët janë anëtarë të së njëjtës familje po trajtohen nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në veri-perëndim të Anglisë, shkruan CNN.
“Pacientët janë duke e marrë trajtimin e veçantë në NHS dhe po përdorim procedura të kontrollit për ta parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit”, ka thënë profesori Chris Whitty.
Ai ka shtuar se zyrtarët shëndetësorë po punojnë për të identifikuar nëse ka edhe persona tjerë të infektuar.