Konstituohet parlamenti në Malin e Zi, diskutohet emri i kryeministrit dhe presidentit

Ka nisur këtë të mërkurë seanca konstituive e parlamentit të Malit të Zi, pas verifikimit të madateve të 81 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 30 gushtit.

Deputetët e tre koalicioneve kanë mbështetur emrin e Zdravko Krivokapiç, si mandatarin për formimin e qeverisë së re.

Ndërkohë në rendin e ditës është edhe zgjedhja e kryetarit të parlamentit. Emri I cili ka marrë konsensusin e forcave fituese, është lideri i koalicionit “Paqja është kombi ynë”, Aleksa Beçiç.

Kandidaturat janë mbështetur edhe nga shqiptari Dritan Abazoviç i koalicionit “E zezë në të bardhë”, i cili tha se shpreson që qeveria e re, të jetë më efikase se ajo e para.


DRITAN ABAZOVIÇ


KOALICIONI “E ZEZA NE TE BARDHE”

“Unë mbetem i fjalës time. Mund të fillojmë punën për të zgjedhur kreun e Kuvendit, Aleksa Becic, dhe pastaj të zyrtarizojmë kandidaturën për një kryeministër të ri

Sipas rendit të ditës, tashmë deputetët duhet të vijojnë me zgjedhjen e kreut të kuvendit, përcaktimin e nënkryetarëve, dhe zgjedhjen e bordit administrativ.

Tre partitë fituese të zgjedhjeve në Malin e Zi, kanë premtuar se qeveria e re do të ketë një drejtim pro-perëndimor.

Leave a Reply