Analistët shprehen se vendi komunist kërkon që të sfidojë potencialisht sistemin e mbrojtjes së SHBA
Korea e Veriut ka zbluar në një tjetër paradë të a raketave balistike ndërkontinentale, që sipas analistëve tregon se vendi komunist mund të sfidojë potencialisht sistemin e mbrojtjes së SHBA. Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut transmetoi momentin ku lideri Kim Jong Un u pa në paradë i shoqëruar nga vajza e tij e cila shihet si kandidatja kryesore për të drejtuar vendin në të ardhmen. Ekspertët janë shprehur se një numër kaq i madh raketash të cilat në teori mund të arrijnë në SHBA, mund të mposhtin mbrojtjen bërthamore të saj pasi secila raketë mban koka të shumta lufte.
Mediat e Koresë së Veriut nuk dhanë detaje, por thanë se një arsenal i tillë demonstroi “aftësitë e fuqishme të parandalimit të luftës dhe kundërsulmit” të vendit. Fotot e publikuara nga mediat koreano-veriore dukej se tregonin më shumë se një raketash që u shfaqën nëpër sheshin qendror të Phenianit të shoqëruar nga një numër i madh ushtarësh. Imazhet e publikuara tregojnë gjithashtu se 11 Hwasong-17 , të cilat dyshohet se kanë rrezen për të goditur pothuajse kudo në botë me një kokë bërthamore u prezantuan gjatë paradës.
Parada vjen pasi Korea e Veriut hodhi një numër të konsiderueshëm te raketave balistike gjatë vitit të kaluar duke shkaktuar shqetësime në komunitetin ndërkombëtar. Korea e Veriut mbajti paradën në Phenian për të shënuar 75-vjetorin e themelimit të ushtrisë së saj. Imazhet satelitore nga parada treguan mijëra njerëz të mbledhur në shesh.