“Paralajmërim solemn” për stërvitjet SHBA-Kore e Jugut
Koreja e Veriut kreu pronën e dytë raketore brenda 5 ditësh. Dy raketa me rreze të shkurtër veprimi u hodhën në detin e Japonisë.
Peniani tha se kjo provë ishte një “paralajmërim solemn” ndaj Seulit për pjesëmarrjen në stërvitjet e përbashkëta me Shtetet e Bashkuara.
Me rinisjen e testeve raketore, rikthehen edhe tensionet në gadishullin korean pas qetësimit të situatës nga takimet e Donald Trump-it me Kim Jong-unin, të cilët shtrënguan duart për herë të fundit në Qershor.