Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa të tjera balistike këtë të hënë, sipas raportimeve që vijnë nga autoritetet e Koresë së Jugut.
Reuters shkruan se raketat balistike me rreze të shkurtër u lëshuan nga një aeroport në kryeqytetin koreano-verior.
Edhe Japonia sinjalizoi për raketat e lëshuara nga shteti komunist, duke e konsideruar këtë veprim si një kërcënim për paqen.
Brenda 2 javësh, Koreja e Veriut ka lëshuar 3 raketa balistike në kuadër të testimeve që po kryhen.
Ministri japonez i Mbrojtjes ka thënë se raketat e lëshuara nga Kore Veriore kanë rënë në oqean pranë bregut lindor të shtetit komunist.
“Është e kuptueshme se qëllimi i lëshimit të raketave nga Koreja e Veriut është për të përmirësuar teknologjinë e tyre”, u tha gazetarëve ministri japonez i Mbrojtjes.