Koreja e Veriut po furnizon fshehurazi Rusinë me armë

Uashingtoni raporton se mes dy vendeve ka filluar transporti hekurudhor ku transportohen predha për luftën në Ukrainë

Një tren kaloi nga Koreja e Veriut në Rusi, 2 ditë pasi Shtetet e Bashkuara thanë se kishin informacione që tregonin se Pheniani po furnizon fshehurazi Rusinë me predha artilerie për luftën e saj në Ukrainë. Projekti 38 North, i cili monitoron zhvillimet e Koresë së Veriut, tha se ishte hera e parë që një lëvizje e tillë vërehej në rrugë pas disa vitesh.

“Është e pamundur të përcaktohet qëllimi, por kalimi i trenit vjen në një kohë që ka raporte për shitje armësh nga Korea e Veriut në Rusi, ndërsa pritet rifillimi i tregtisë midis dy vendeve,” ka bërë të ditur 38 North.

Mediat shkruajne se Koreja e Veriut se ka mbyllur Urën e Miqësisë Tumangang prej 800 metrash, Ura e Miqësisë Kore-Rusi, e vetmja lidhje tokësore midis vendeve. Analistët shprehen se Koreja e Veriut dhe Rusia ranë dakord në Shtator për të rifilluar trafikun hekurudhor. Në Shtator, në një deklaratë jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë, Korea e Veriut mohoi se i kishte shitur armë Rusisë.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur nëpërmjet raporteve të fundit se Koreja e Veriut po furnizonte në mënyrë të fshehtë Rusinë me një numër të konsiderueshëm predhash artilerie për luftën e saj në Ukrainë dhe po përpiqet të ndalojë dërgesat nëpër vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

Së fundmi, Koreja e Veriut ka lëshuar një breshëri raketash drejt Koresë së Jugut në përgjigje të stërvitjeve të përbashkta me SHBA-në të cilat i cilësuar provokuese.

Leave a Reply