Autoritetet e Koresë Veriore kanë thënë se e kanë kryer një test jetik në një qendër të lëshimit të satelitëve me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve bërthamore. Lajmin e bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve e shtetit komunist.
Një zëdhënës shtetëror i tha kësaj agjencie se testi është kryer të premten në mbrëmje, por nuk dha ndonjë hollësi tjetër.
Ndryshe, ky është test ii dytë që Koreja Veriore e kryen në të njëjtën qendër brenda më pak se një jave.
Bisedimet bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore kanë ngecur. Vendi komunist i ka dhënë afat Shteteve të Bashkuara që deri në fund të këtij viti ta paraqesin një ofertë të re për lirimin nga sanksionet, në të kundërtën do të marrë masa të reja.
Në anën tjetër, përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për Korenë Veriore, Stephen Biegun, është duke e vizituar Korenë Jugore, ndërsa presidenti Donald Trump ka thënë se ende shpreson se marrëveshja me Korenë Veriore mund të arrihet.
Për më tepër, Shtetet e Bashkuara këtë javë e testuan një raketë balistike me rreze të mesme veprimi në Oqeanin Paqësor, shkruan “BBC”.