Kryetari i Bankes Boterore, David Malpass deklaroi se pasojat ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi do të mund te zgjasin edhe nje dekade, teksa e konsideroi pandeminë një goditje katastrofale.
“Kombinimi i vete pandemise dhe mbyllja e ekonomise do te thote se jane goditur burimet e ekzistences te miliarda njerezve dhe kjo eshte arsyeja per shqetesim. Edhe pasojat direkte, ne forme te te ardhurave te humbura, por edhe pasojat shendetesore dhe sociale jane me te vertete serioze.”
Ai tha se dëmi i ekonomise globale dhe ngritja e barrierve tregtare është sfiduese. “Kur tregtia bie, kjo vetvetiu krijon tensione dhe pabarazi. Jam i sigurt se ekonomia globale do te lidhet brenda vetes, por ndoshta me pak sesa para Covid-19.”