Kosova feston 22-vjetorin e çlirimit. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh kundër pozicioneve të ushtrisë serbe trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës. Aleanca e atlantikut te veriut i dha fund luftës gati dyvjeçare midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave pushtuese serbe.
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe Kryetar i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, vendosën kurora lulesh ne pllakat përkujtimore e ushtarëve të NATO-s.
VJOSA OSMANI
PRESIDENTE E KOSOVËS
“Për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm, të cilët i qëndruan përkrah Kosovës në momentet më të errëta, Po ashtu edhe për vazhdimin e kontributin i cili nuk është ndalur, e që vazhdon edhe sot. 12 qershori hyrja e forcave të NATO-s së bashku me UÇK-në i sollën Kosovën lirinë e çlirimin dhe paqen, pas shumë vuajtjeve. Kjo pllakë e shënon historinë e re të Kosovës dhe bashkëpunimin me aleatët tonë”.
ALBIN KURTI
KRYEMINISTËR I KOSOVËS
“Në qershorin e vitit 1999 kishim zjarr në qiell e në tokë, por më 12 qershor këmbësoria që NATO i bashkohet ndërhyrjes nga ajri kundër Milloshevicit për ta ndal gjenocidin kundër popullit shqiptarë. Më 12 qershor ne kremtojmë paqen, çlirimin dhe lirinë dhe këtë ia përkujtojmë vetes për çdo ditë sepse të gjitha ato gra e burra të cilët sakrifikuan dhe dhanë jetën ndodhen në themelet e pavarësisë tonë të cilën duhet ta shpiem më tej me drejtësi dhe demokraci”
Krerët e Kosovës do të marrin pjesë edhe në Manifestim Përkujtimor në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit.