Ndërkohë mëngjesin e sotëm, “COVAX “ ka mbërritur edhe në Shkup duke dorëzuar rreth 24 mijë doza nga kompania AstraZeneca. Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë vaksinuar 6.940 persona, kryesisht punonjës shëndetësorë. Vendi deri më tani ka arritur të sigurojë nga Rusia tremijë vaksina Sputnik V dhe tetëmijë vaksina të kompanisë Pfizer/BionTech, si donacion nga Serbia. Autoritetet serbe së fundmi kanë dhuruar edhe 100 doza të vaksinës AstraZeneca për vaksinimin e gazetarëve.
Ndërsa në Serbi, rreth 8.000 punonjës të sektorit të biznesit, nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, po vaksinohen gjatë kësaj fundjave. Oda Ekonomike e Serbisë, në bashkëpunim me qeverinë serbe, ka siguruar 10.000 doza të vaksinës AstraZeneca, për këtë qëllim.