Partitë nisin fushatën, por nuk respektohet distanca
Krahas përballjes me pandeminë e Covid-19, Kosova është përballur edhe me zhvillime të shumta politike, mbajti zgjedhje të parakohshme lokale në dy komuna ndërsa më 14 Shkurt do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Këto zhvillime e kanë vështirësuar përpjekjet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Ndonëse zyrtarisht fushata zgjedhore nis më 4 Shkurt dhe do të zgjasë 10 ditë, subjektet politike tashmë kanë nisur të mbajnë tubime të vogla për të kërkuar votat.
Në këto fotografi shihet se si nuk respektohet distanca dhe ka grumbullime të më shumë se 5 personave në ambiente të mbyllura në kundërshtim me masat kundër përhapjes së Covid-19.
Policia nuk ka kthyer përgjigje konkrete për TV Klan nëse deri më tash ka pasur dënime nga ndonjë tubim I ndonjë subjekti politik. Në përgjigjen e përgjithësuar të policisë thuhet se nga data 26 Gusht deri më 7 Janar të këtij viti ka shqiptuar gjithsej 113 e 137 tiketa për moszbatim të masave kundër Covid-19.
KQZ megjithatë thotë se është e përgatitur për të mbajtur zgjedhje në kohë pandemie.