Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosja, Ylli Hoxha i ka konsideruar arrestimet e deputetëve si të padrejta dhe se kanë për qëllim destabilizimin.
Në një lidhje telefonike për Ora News, Hoxha tha se qeveria po përdor të gjitha instrumentat ndaj opozitës.
Ylli Hoxha: Pushteti po përdor të gjitha instrumentet ndaj opozitës. Arrestimet e deputetëve dhe aktivistëve të VV kanë vetëm një qëllim, te destabilizojnë vendin. Më pak se 20% e popullsisë e mbështesin këtë qeveri, ndërsa mbi 80% janë kundër. Kështu që kjo qeveri duhet të largohet. Dhuna inicohet nga policia. Në 17 shkurt do të festojmë duke protestuar dhe do të shprehim vullnetin e madh qytetar për të shkatërruar këtë qeveri e cila nuk përcakton asgjë.
Në lidhje më votimin e Hashim Thaçit për President, Hoxha tha se është personi më negativ që mund të drejtojë vendin.
Ylli Hoxha: Në kohën kur mijëra qytetarë protesotojnë për këtë qeveria, ai person nuk mund të përfaqësoja dhe nuk mund të quhet legjitim. Kuvendi ka kaluar mbi shkelje të kushtetutës. Thaçi është personi më negative që do vendosej në krye të shtetit.//OraNews