Pak minuta pas orës 16:00, në Mitrovicë kanë nisur punimet për hapjen e urës mbi lumin Ibër, qarkullimi në të cilën ka qenë i bllokuar për vite me radhë.
Kompania e kontraktuar nga Bashkimi Europian për rehabilitimin e urës ka sjellë mjetet e punës dhe kanë nisur punimet për zhbllokimin e saj.
Në vendin e ngjarjes janë vendosur forcat e rendit, përfshirë këtu Policinë e Kosovës dhe atë të EULEX-it, si dhe njësitet e KFOR-it.
Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka falenderuar Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara, qeverinë e Kosovës dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç për mundësimin e këtij eventi.
Edhe pse ishte parashikuar që të dy kryetarët, e jugut dhe veriut, të ishin prezent, Rakiç ka munguar pasi ndodhet në Beograd.