Opozita e Kosovës e vlerëson të pakthyeshme çështjen e Gjjykatës Speciale në Kuvend.
Në një komunikatë të përbashkët, të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, thuhet se “vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, për refuzimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, i datës 26 qershor 2015 është përfundimtar dhe i pakthyeshëm. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’i nënshtrohet këtij vendimi”.
Sipas tri subjekteve opozitare, çdo përpjekje për ta përmbysur këtë vendim të deputetëve të Kuvendit të Republikës, të shprehur lirshëm dhe me votë të lirë, gjasme në emër të procedurave, është tendencë për ta përmbysur rendin institucional dhe demokratik në vend.
“Gjithashtu, i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces, qofshin ‘pro’ apo ‘kundër’, ta respektojnë vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, përfundon komunikata