Shtyhet seanca e Kuvendit të Kosovës, e parashikuar për këtë të premte, gjatë së cilës do të diskutohej dhe votohej për Gjykatën Speciale.
78 deputetë kanë votuar pro shtyrjes së seancës, 2 abstenuan dhe një votoi kundër.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, the se “pas bisedimeve me shefat e grupeve parlamentare dhe mungesës se materialeve, propozojmë që kjo seancë të shtyhet derisa t’I kemi materialet përkatëse”.
Një ditë më parë, Grabovci njoftoi se qeveria nuk kishte dërguar ende në Kuvend ligjin për Gjykatën Speciale, ndaj ai paralajmëroi se mund të mos votohej seanca plenare e parashikuar për sot.