Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina, Nikos Kocias pas takimit me kolegët e tij nga Bashkimi Evropian, tha se përveç për situatën në Siri dhe programin bërthamor të Iranit, kanë biseduar edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ai ka informuar për rrjedhën e bisedimeve me shtetin tonë dhe me Shqipërinë.
“Sqarova se ku janë bisedimet tona me Shqipërinë dhe me IJRM-në dhe gjithashtu e potencova nevojën që liderët t? kuptojnë se nuk mund të kenë bisedime përmes intervistave dhe deklaratave të vazhdueshme publike. Se duhet të tregojnë seriozitet dhe ta pranojnë një metodë e cila do të na çojë drejt zgjidhjes”, tha Kocias.