Pas një tjetër shorti të hedhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është përcaktuar renditja përfundimtare e partive në fletën e votimit.
Partia Socialiste do të mbajë numrin 23 në fletën e votimit, numër që i ka lënë të kënaqur socialistët, që e kanë lidhur këtë numër me datën 23 qershor të dy viteve më parë kur erdhën në pushtet.
Partia Demokratike do të mbajë numrin 15 në fletën e votimit, ndërsa LSI numrin 47.
Asnjë nga partitë nuk ka kontestuar numrin përkatës që do të jenë të shënuar në fletën e votimit, duke e bërë këtë short përfundimtar.